Home Sporti Klopp: Guardi...

Klopp: Guardiola më i miri në botë, Haaland-in nuk e dua!

113
0

Jurgen Klopp e ka nisur më së miri një nga javët më të rëndësishme të sezonit, pasi skuadra e tij fitoi 3-1 ndaj Benficës. Strategu gjerman në një intervistë të dhënë së fundmi ka lavdëruar kolegun e tij, Pep Guardiola, në prag të duelit mes tyre në fundjavë.

“Guardiola është trajneri më i mirë në botë. Të gjithë presin këtë ndeshje mes nesh dhe tyre, dhe ne mezi presim ta luajmë. Të studiosh Manchester Cityn është një përzierje e kënaqësisë dhe punës. Ke kënaqësi të shohësh Cityn duke luajtur. Ne do të përgatitemi mirë dhe do të sulmojmë, nuk mund të mbrohemi ndaj një ekipi që sulmon më shumë se kushdo tjetër”, u shpreh Klopp.

Më pas dha një koment edhe për Erling Haaland, si një nga lojtarët më të përfolur në merkato.

“Ne nuk përfshihemi, por flitet për shifra të çmendura, Sinqerisht mua më duket qesharake. Nuk dua të kem skuadrën më të mirë në botë, por ekipin që duhet të mund skuadrën më të mirë në botë”, tha Klopp.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit