Home Sporti Konfirmohet d...

Konfirmohet dëmtimi i rëndë për Spinazzola-n, ja sa muaj do qëndrojë jashtë fushave

6
0

Leonardo Spinazzola pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen çerekfinale ndaj Belgjikës dhe la fushën e lojës me ndihmën e barelës e mes lotësh nga dhimbja.

Dyshimet e para ishin për një dëmtim në “tendinën e Akilit” që u konfirmua sot edhe nga ekzaminimet mjekësore, çka përkthehet në përfundim para kohe të Kampionatit Europian për anësorin 28-vjeçar.

Mbrojtësi i majtë italian do të rikthehet në Romë, ku do të përgatitet për një ndërhyrje kirurgjikale dhe më pas do të nisë fazën e rikuperimit, ndërsa parashikimet janë që të qëndrojë për të paktën 5 apo 6 muaj jashtë fushave të lojës. Spinazzola do të rikthehet në fushë vetëm në fillim të vitit 2022.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit