Home Aktualitet Konsumoi medi...

Konsumoi medikamente mjekësore, ndërron jetë 60-vjeçari pranë varrit të bashkëshortes

58
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Ballsh, ku shtetasi Petrit Jaupaj, 60 vjeç, banues në Ballsh, në gjëndje të rënduar emocionale i ka dhënë fund jetës duke konsumuar medikamente mjekesore, pranë varrit të bashkëshortes së tij.

Si pasojë 60- vjeçari është gjetur i pajetë nga qytetarë të tjerë në varrezat publike të qytetit.

Mësohet se Petrit Jaupaj ishte mesues i lëndës së Bio- Kimisë ne shkollën 9- vjeçare “ 5 Shkurti” në Ballsh, ndërsa rreth 1 vit e gjysëm më parë bashkëshortja e tij kishte ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Trupi i pajetë i 60- vjeçarit është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Fier, për kryerjen e ekspertizës mjeko- ligjore.

Njoftimi i Policisë:

Mallakatër/Informacion paraprak

Në varrezat e qytetit të Ballshit, shtetasi P. J., 60 vjeç, dyshohet se ka konsumuar sasi medikamentesh mjekësore dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit