FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deklarata e fortë e Vuçiç: Do krijoj Jugosllavinë e vjetër plus Shqipërinë

Aleksandër Vuçiç ka lëshuar nga një media prestigjioze amerikane një mesazh të fortë provokativ për rajonin, duke paralajmëruar rikthimin e ish-Jugosllavisë dhe ndërlidhjen ekonomike aty, të Shqipërisë.

Në një interviste për “Politico” në SHBA, ai ka deklaruar se bashkimi ekonomik dhe doganor i Ballkanit Perëndimor është në fakt një rikrijim tregu i Jugosllavisë së vjetër, plus Shqipërinë.

Nëse të tjerët bien dakord ne do të bëhemi një treg prej 20 milionë njerëzish. Është një treg domethënës.  Do të jemi në gjendje të tërheqim shumë më tepër investitorë. Mendoj se këtë edhe të tjerët e kuptojnë… Bëhet fjalë për “Jugosllavinë e vjetër plus Shqipërinë”. Kjo është ide politike pa rrezikim të sovranitetit të këtyre shteteve. Do të nxisë ekonomitë tona” shprehet Vuçiç, aktualisht kryeministër në detyrë dhe president i zgjedhur./Lapsi.al

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?