FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deklarata e fortë e Vuçiç: “Njohja e Kosovës rruga e vetme”

Eshtë një episod që nuk mund të kalohet pa i kushtuar vëmendje. Kryeministri i Serbise, Aleksandar Vuçiç, ka folur për herë të parë për njohjen e Kosovës. Në fakt ai nuk ka bërë asgjë më shumë sesa thonë nën zë të gjithë politikanët serbë, por përmendja e këtij fakti nga kreu i qeverisë, aq më tepër në ditën e debatit parlamentar kur Vuçiç po zgjidhet për herë të dytë kryeministër merr një peshë të veçantë. Djatë debatit në Parlamentin e Serbisë Vuçiç ka thënë se, e vetmja zgjidhje e cila do të zgjidhte ‘Nyjen Gordiane’ është njohja e Kosovës, por që ne nuk do ta bëjmë këtë.

Kryeministri serb, e ka pranuar se rruga e vetme në mes Kosovës e Serbisë, është njohja nga kjo e fundit, kur i ka kthyer përgjigje liderit të LDP’së, përkrahësit të njohjes së Kosovës, Çedomir Jovanoviçit, se ata në Serbi gënjejnë njëri-tjetrin se Kosova është më e çmuara, por individët dinë pak për Kosovën.

Vuçiç ka theksuar se shumë serbë nuk e kanë idenë se ku ndodhet Drenasi dhe se a jetojnë atje serbë. Po si duhet kuptuar kjo deklaratë e shefit të qeverisë serbe, të njëjtit person që bërtiti “Provokacija” kur homologu i tij shqiptar i tha në Beograd të njëjtën gjë? Nga njëra anë ai është i ndërgjegjshëm se Kosova është e humbur njëherë e përgjithmonë për Serbinë. E dyta ai do të hiqet përpara perëndimit si një lider që i kuptona problemet reale të vendit dhe që është transormuar krejtësisht që nga koha kur bënte zëdhënësin e Millosheviçit. E treta dhe më e mundshmja, Vuçiç megjithëse me gojë tha se “ne nuk do ta bëjmë kurrë këtë” ndoshta ka filluar të përgatisë opinionin vendas me mundësinë e ndarjes njëherë e mirë “nga zemra e Serbisë”. Ai e di se pa e hedhur këtë hap vendi i tij nuk ka të ardhme në Europë, ndaj megjithëse në mënyrë mohuese ai ka hedhur një sinjal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?