FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Deputeti i Listës Serbe e pranon: Kosova po bëhet me ushtri!

Deputeti i Listës Serbe, Zoran Mojsiloviç është shprehur kundër çështjes së votimit në Komision Parlamentar të projektligjeve që i ndryshon mandatin ushtarak Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Por pavarësisht kësaj në fjalimin e tij të dhënë sot pas votimit ai ka thënë se po shihet shumë qartë që FSK-ja po bëhet ushtri.

”Projektligjet e sotme, për transformimin e FSK-së në ushtri autorizojnë çdo gjë vetëm ka mbet emri t’i ndërrohet”.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Po shihet shumë qartë se me këto projektligje Kosova po bëhet me ushtri, pavarësisht se nuk po i ndërrohet emri”, është shprehur ai, në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej ai ka thënë se është befasuar pasi sipas tij ky veprim ishte në kundërshtim me sygjerimet nga NATO.

”Vetëm KFOR-i është i pranueshëm, nuk i përkrah këto ligje”, përfundoi ai. /klankosova

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?