FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dorëheqja e 4 kryetarëve të veriut, ja reagimi i Haradinajt

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk ka pranuar të komnetojë dorëheqjen e katër kryetarëve të komunave veriore.

I pyetur nga gazetarët, nëse dorëheqja e tyre ka lidhje me vendosjen e taksës 100% për mallrat që hyjnë nga Serbia, ai tha se sot nuk ka kohë të flasë për këtë çështje.

“Tani jam me disa detyra dhe nesër do bisedojmë bashkë”, tha Haradinaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto komente ai i bëri pas akademisë përkujtimore me rastin e rivarrimit të dëshmorëve të kombit, Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë ditës janë dorëhequr nga posti i kryetarëve të komunave të Mitrovicës Veriore, Leposaviçit, Zveçanit dhe Zubin Potokut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?