Festivali i filmit më Sarajevë, Kosova merr çmime për 3 filma

Sukses për Kosovën në Festivalin e Filmit në Sarajevë, ku tre filma u vlerësuan me çmime. Protagonistët e filmit “Luaneshat e Kodrës”, Flaka Latifi, Era Balaj dhe Urata Shabani rrëmbyen trofenë Zemra e Sarajevës, për aktoren më të mirë. Norika Sefa, e cila interpreton në filmin “Në kërkim të Venerës”, mori çmim për promovimin e barazisë gjinore, ndërsa filmi pa vend u vlerësua me mirënjohjen e veçantë të jurisë. Në ceremoninë përmbyllëse të Festivalit që i mbajt të enjten në Teatrin e Sarajevës, u kurorëzua si fitues i çmimit kryesor për filmin më të mirë, drama austriake Great Freedom, i regjisorit Sebastian Meisea.

Festivali i Filmit në Sarajevë është eventi më i madh kinematografik në Ballkanin Perëndimor. 250 filma nga më shumë se 60 vende u shfaqën në edicionin e 27 të festivalit.

Një total prej 47 filmash garaun për çmimet “Zemra e Sarajevës”, 18 prodhime patën premierën ndërkombëtare, 1 europiane dhe 24 atë rajonale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vokalisti i grupit U2, Bono mori pjesë në festival si i ftuar nderi. Arti ka një vend të veçantë në kujtesën e popullit të Sarajevës pasi ka zhvilluar një koncert në shtetin e copëtuar nga luftërat, në 23 shtator të 1997.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?