FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hahn: Kosova nuk është kushti i vetëm i Serbisë për hyrjen në BE

Zgjidhja e çështjes së Kosovës nuk është kushti i vetëm në rrugën e Serbisë për të hyrë në BE.

I pyetur për shanset e Serbisë për tu bërë anëtare deri në vitin 2025, Komisioneri evropian Johannes Hahn u përgjigj për ‘Novosti’ se: “Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker e ka bërë të qartë që asnjë shtet nuk mund të hyjë në BE pa zgjidhur çështjet e hapura bilaterale.”

Ndërsa shtoi: “Për Serbinë kjo do të thotë se është e nevojshme që të arrijë një marrëveshje ligjore me Prishtinën dhe të zbatojë në mënyrë të përhershme. Por më lejoni të shtoj diçka tjetër. Duket se shumë politikanë kanë përshtypjen  se zgjidhja e problemeve me Kosovën është kushti i vetëm në rrugën e Serbisë për në BE. Por nuk është kështu. Zbatimi i reformave në fushën e sundimit të ligjit, zbatimin e të drejtave themelore dhe qeverisjes së mirë mbeten në thelb të procesit të zgjerimit.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?