Haradinaj: 1 mijë euro në muaj dhe makinë, bashkëshortes së Ibrahim Rugovës

Familja e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, nga ky muaj do të marrë nga shteti pension 1 mijë euro, një makinë dhe shofer, njofton Buletini Ekonomik, duke cituar një propozim dhe vendim të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Propozimi pritet të miratohet sot në mbledhjen e Qeverisë. Buletini Ekonomik ka publikuar të gjitha pikat që do të dalin për votim në mbledhjen e Qeverisë, në mesin e të cilave ndodhet edhe ky vendim për familjen Rugova:

“Shqyrtimi i propozim-vendimit që znj. Fana Rugova, bashkëshorte e presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, t’i lejohet transferimi i mjeteve financiare në muaj në vlerë prej 1 mijë euro neto, automjet dhe një drejtues automjeti”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.

SHKARKO APP