FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Hashim Thaçi: Nuk ka pëlhurë që e mbulon madhështinë e Gjergj Kastriotit

Pak ditë pasi shpërtheu debati për mbulimin e Skënderbeut në Tiranë, gjatë faljes së namazit të Bajramit, ka ardhur reagimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Qëndrimin rreth kësaj çështjeje ai ka zgjedhur ta bëjë publik, në fjalimin e tij, gjatë shugurimit të Katedrales Shën Tereza në Prishtinë.

“Me këtë rast me lejoni të ripërsëris faktin se jemi krenarë se nga populli ynë dolën dy figura të mëdha Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe Nëna Terezë. Nuk ka beze as pëlhurë te bardhë ose të zezë që mbulon madhështinë kombëtare dhe civilizuese të Gjergj Kastriotit”,- ka thënë ndër të tjera Thaçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për dallim nga Thaçi, asnjë prej liderëve në Tiranë e Prishtinë, nuk ka reaguar ndaj kësaj ngjarje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?