FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kosova s’ka transparencë në financimin e partive politike

Burimi i financave për partitë politike mbetet një nga problemet kryesore jo vetëm në Shqipëri, por kjo reflektohet edhe në Kosovë.

Kjo ka shkaktuar debate të shumta në opinionin publik, ndërsa një pjesë e madhe e analistëve, theksojnë  se duhet më shumë transparencë.

Në Kosovë, vëzhguesit thonë se hulumtimet nëpër vite tregojnë se bizneset e lidhura me partitë politike në vend kanë përfituar rreth 300 milionë euro përmes procesit të tenderimit publik, shkruan VOA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata thonë se lidhja ndërmjet partive politike dhe bizneseve ndodh posaçërisht në kohën e fushatave për zgjedhje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Donacionet e jashtme për partitë politike ndonëse janë të ligjshme, ato mbesin pengesë për transparencë të partive politike për shkak të mos deklarimit të tyre dhe në të njëjtën kohë shpërblimin që marrin këto biznese pas ardhjes në pushtet të partive të financuara prej tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?