FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri kosovar: Kosova respekton terësinë territoriale te saj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se populli i Kosovës respekton tërësinë territoriale të Republikës. Ka thënë se do të mposhtet çdo përpjekje për t’i prekur këto parime.

Këto komente Haradinaj i ka bërë pas nisjes së vizitës së Presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, në Veri të Kosovës.

Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se Kosova është shtet mikëpritës. “Kosova është shtet mikpritës që beson në lirinë e shprehjes dhe vlerat demokratike. Por në anën tjetër, Kosova dhe populli i saj respekton edhe shtetin ligjor në tërësinë territoriale të tij, dhe nderon institucionet e saja. Këto janë parime të palëkundura që Kosova gjithmonë do t’i nderojë, respektojë, e mbrojë”, ka shkruar Haradinaj, në një reagim në Fb.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Si Kryeministër i vendit, ju siguroj që do të mposhtet çdo përpjekje për të kërcënuar këto parime fundamentale për të cilat populli ynë sakrifikoi shumë”, ka shtuar ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?