FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Limaj: Qëndrimet e Thaçit po i vështirësojnë bisedimet në Bruksel

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka folur bisedimet që po behën në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se qëndrimet individuale të Hashim Thaçit po sjellin pengesë gjatë bisedimeve.
Limaj në emisionin “Pressing”, ka thënë se në Bruksel duhet të shkohet me qëndrime të përbashkëta. “Atje duhet të shkohet me qëndrime te njëjta. Nuk mundemi secili në baza individuale me dhënë qëndrime. Deklaratat e Thaçit na kanë vështirësuar procesin”, ka thënë Limaj. Limaj ka thënë se Kosova nuk duhet t’i ikë tavolinës së dialogut. “Dy tri qëndrime e pozicione që kanë qenë për dialog e kanë dëmtuar vendin. Qëllimi është më pas një zë në këtë proces. Nuk ka dilemë që kemi vështrime të ndryshme. Delegacioni po bën përpjekje që të kemi qëndrime të njëjta”, ka thënë Limaj në Presing në T7.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?