FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mediat serbe pranë Vuçiç: “Erdogan po ndihmon Thaçin e Ramën për luftë”. Ja teoritë konspirative të tyre…

Pas deklaratave të Edi Ramës dhe Hashim Thaçit, se Kosova e Shqipëria do të bashkohen nëse BE i mbyll dyert Ballkanit Perëndimor, kanë filluar thumbimet e para nga ana e Serbisë sidomos nga Vuçiç. Ai fillimisht, e më pas edhe mediat e kontrolluara prej tij, kanë shpikur histori, duke thënë se Kosova dhe Shqipëria po përgatiten për luftë, me ndihmën e Turqisë, për ta realizuar idenë e Shqipërisë së Madhe. Gazeta serbe “Informer” në numrin e sotëm të gazetës, në ballinë ka nxjerrë tekstin, ku thotë se “Erdogan po përgatit Thaçin e Ramën për luftë, për ta bërë Shqipërinë e Madhe”.
naslovna_informer_26_04-1Sipas atij pak teksti që shkruhet në ballinën e gazetës të prezantuar sot thuhet se agjentët turq në Shqipëri dhe Kosovë, bashkë me shqiptarët po përgatisin luftë në Ballkan. Ata sipas kësaj gazete po blejnë armë dhe raketa anti-tank. Plani thuhet të jetë ndërhyrja në veri të Kosovës të banuar me shumicë serbe, e të merret edhe Kumanova dhe Shkupi. Paratë për blerjen e armëve, sipas kësaj gazete po i jep multimilioneri prishtinas, Behgjet Pacolli. Me tekst të njëjtë sot në faqen e parë e ka edhe gazeta tjetër serbe “Vecernje Novosti”, ku thuhet se “Agjentët turq po e shtyjnë projektin e Shqipërisë së Madhe”.
novosti_26.04.2017

Këto tekste të gazetave duket se janë shkruar me “urdhra” të Vuçiç, pasi ai dje gjatë ditës deklaroi se agjentët serbë kanë zbuluar se projekti i Ramës dhe Thaçit për Shqipërinë e Madhe po bëhet në koordinim me ndihmën e të paktën një shërbimi sekret të huaj.
Vuçiç tha se është i habitur pak, nga Rama e Thaçi në idenë e tyre që po punojnë me një shërbim i cili nuk është i ndonjë shteti nga superfuqitë botërore. Ai nuk e përmendi emrin se për shërbimin e cilit shtet bëhet fjalë, sigurisht për të mos nxitur konflikt diplomatik me Turqinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?