FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Në pritje të Hahn, deputetët e Listës Serbe ngujohen në kuvendin e Kosovës

Deputetët e Listës Serbe u kthyen në kuvendin e Kosovës për të qëndruar aty, siç thonë, në pritje të Komisionerit Europian të Zgjerimit, Johanes Hahn, i cili viziton Prishtinën të hënën.

Në një deklaratë të kësaj force politike thuhet se ligjvënësit në fjalë këmbëngulin për një takim me Hahnin, në mënyrë që ta informojnë mbi atë që e konsiderojnë një “krizë humanitare” e cila kërcënon popullin serb për shkak të vendimit të Prishtinës për të vendosur taksën prej 100% ndaj produkteve serbe.

Në arsyetimin e këtyre deputetëve, një lëvizje e tillë praktikisht bllokon shpërndarjen e ushqimit, ilaçeve, shtypit dhe produkteve të tjera të nevojshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lajmin ngujimit e konfirmoi kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, pas mbledhjes së Shtabit të krizës në Mitrovicën Veriore, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Si përfaqësues politikë legjitimë të popullit serb, ata duan t’i tregojnë personalisht komisionerit Hahn për veprimet anti-serbe të Prishtinës, përmes të cilave nxitet kriza humanitare e drejtuar kundër serbëve në hapësirat e Kosovës”, ka deklaruar Rakiç.

Ai theksoi se deputetët po bëjnë luftë në mënyrë paqësore dhe demokratike, me kërkesën që fëmijët e tyre të kenë të drejtën për një jetë të mirë, për trajtim mjekësor dhe për një të ardhme.

Qeveria e Kosovës e rriti taksën ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës nga 10 në 100%, si kundër-përgjigje ndaj fushatës agresive të Beogradit për Kosovën, por veprimi i saj ka ngjallur reagime të mëdha.

Top Channel

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?