FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Njohja e Kosovës nga Vatikani, Frendo: Hapi i parë është hedhur

Selia e Shenjtë nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur, pavarësisht se ka një afërsi ndaj shqiptarëve dhe ka mbajtur një qëndrim pro shqiptar.

Por në emisionin “I Ftuari” në “A2”, Arkipeshkvi i Arkidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, George Frendo u shpreh se Selia e Shenjtë e ka ngritur Kosovën në nivel dioqeze dhe se njohja mund të vijë në të ardhmen jo shumë të largët.

“Në një të ardhme jo shumë të largët, Kosova do të njihet edhe nga Vatikani, i cili është shumë i kujdesshëm para se ta njoh një shtet. Hapi i parë është bërë pasi Kosova tashmë është njohur si dioqezë, ka fituar një peshë të re”, tha George Frendo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?