FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Pacolli: Putini është burrë i mirë, por është keqinformuar për Kosovën

“Putin është burrë i mirë, nëse do kemi mundësi për ti shpjeguar situatën e vërtetë në Kosovë ai do të ndryshojë mendim” Kështu është shprehur ministri i Jashtëm i Kosovës Bexhet Pacolli  në një intervistë për “undispatch”, në New York.

Ai ndodhet për një vizitë në SHBA.

“Putin e njoh personalisht. Kam punuar për shumë kohë në Rusi dhe kam shumë respekt për popullin rus, dhe e di shumë mirë se Putini është një prej këtyre njerëzve të mirë dhe do ta kuptojë në mënyrë të duhur problemin tonë me Serbinë.  Duhet të kemi mundësinë ti shpjegojmë situatën Vladimir Putin, sepse ka shumë keqkuptime, fake neës dhe ngatërrresa dhe unë besoj se kur të kemi shansin për ti shpjeguar saktë situatën e vërtetë në Kosovë ai do të ndryshojë mendim. Sepse ne nuk po largohemi nga atje, ne po qëndrojmë si shtet dhe po bashkëpunojmë me Serbinë gjithashtu. Është dhe interesi i Serbisë të ketë paqe dhe të vendosë marrëdhënie me Kosovën.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Pacolli gjatë intervistës, ka folur edhe për njohjet, Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), si dhe prioritetet e politikës së jashtme të Kosovës, karshi vendeve që nuk e kanë njohur deri me tani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne po flasim me Serbinë dhe po përgatitemi për një dialog përfundimtar dhe arritjen e një marrëveshje që Serbia të njohë Kosovën.

Intervistën e plotë në gjuhën angleze, mund ta shikoni KËTU

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?