FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Petritsch: Kosovë-Serbi nëse nuk gjendet zgjidhje, ngelet konflikt i ngrirë

Ish-përfaqësuesi i BE-së për Kosovën dhe ish-Përfaqësuesi i Lartë i bashkësisë ndërkombëtare Wolfgang Petritsch, ka deklaruar se rrjedhja e mundësisë aktuale për të zgjidhur çështjen e Kosovës mund të çojë në krijimin e një konflikti të ngrirë në Evropë.

Gjuithashtu Petritsch paralajmëron se përvoja rajonale tregon se zgjidhjet e imponuara nuk janë të mira.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme që nën kujdesin e BE-së, dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës të vazhdojë dhe të gjejë një zgjidhje, pasi siç thotë ai, rrethanat në BE do të ndryshojnë edhe më shumë, shkruajne mediat serbe.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Zgjedhjet e Parlamentit Evropian vitin e ardhshëm do të sjellin edhe më shumë ekstremistë nga Evropa Perëndimore dhe Qendrore. Komisioni i ardhshëm evropian do të hartohet ndryshe nga ai aktual dhe unë kam frikë se nëse mundësia për zgjidhjen e problemit të Kosovës nuk kapet tani, Komisioni i ardhshëm do të përpiqet të shmangë këtë çështje, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, Petritsch vlerësoi se për herë të parë, iniciativa e Zoran Zaev dhe Aleksis Tispras, si dhe Aleksandar Vuçiqit dhe Hashim Thaçit ilustrojnë se si politika lokale po përpiqet të zgjidhë problemin lokal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?