FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Presidenti Kosovës dekreton emërimin e 53 gjyqtarëve të rinj

Ditën e djeshme, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dekretoi emërimin e 53 gjyqtarëve të rinj, të cilët do të jenë gardianë të së drejtës për qytetarët e Republikës së Kosovës.

53 gjyqtarët e rinj bënë betimin dhe u zotuan se do t’i qëndrojnë besnikë Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Në fjalën e tij, presidenti Thaçi theksoi se Republika e Kosovës gjatë viteve të fundit ka bërë dhe po bën reforma në vazhdimësi, me të vetmin qëllim që sistemi gjyqësor të funksionojë sa më mirë.

“Të dashur gjyqtarë, në supet tuaja është një përgjegjësi e madhe, përgjegjësi që unë kam besim të plotë se do të dini ta mbani dhe qytetarët e vendit tonë të ndjejnë veten të sigurt dhe të barabartë para ligjit”, shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti tha se në Republikën e Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë, ka filluar një jetë e re, jetë me plotë dinamizëm dhe zhvillim, në të gjitha fushat, prandaj na duhet një punë e palodhshme, në veçanti në fushën e drejtësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, institucionet e Kosovës kanë punuar në plotësimin e legjislacionit që do të bëjë më të lehtë punën e gjyqtarëve. “Të gjithë duhet të jemi të angazhuar për respektimin e rendit juridik dhe kushtetues e ligjor të Republikës së Kosovës, më qëllim të ecjes përpara dhe që të jemi krah-për-krah me vendet e zhvilluara e demokratike”, ka thënë presidenti.

Në fund, 53 gjyqtarë të rinj kanë bërë betimin, me zotimin për të mbrojtur ligjet e Republikës së Kosovës.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?