FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama godet Haradinajn: Demarkacioni ide e shpikur që rrezikoi Kosovën

Kryeministri shqiptar Edi Rama, që po qëndron në Kosovë për 10 vjetor të pavarësisë së Kosovës, ka vazhduar me tonet e tij kritike për lidershipin politik kosovar, sidomos për Demarkacionin me Malin e Zi.

Ai në një intervistë në Klan Kosova, ka thënë mos ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, për një kohë të gjatë nga Kosova, jo vetëm që ka lënë qytetarët e Kosovës pa viza, ka dëmtuar këtë shtet të ri edhe në politikën ndërkombëtare, veçanërisht te miqtë e saj perëndimor, shkruan gazetametro.net.

Rama ka thënë se Demarkacioni do të duhej të votohej me kohë, pasi nuk ishte asgjë tjetër përveçse një ide e shpikur nga politika e brendshme e Kosovës, që rrezikoi edhe të ardhmen euro – atlantike të këtij vendi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?