FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Serbët protestojnë në veri kundër taksës 100%

Serbët e veriut të Kosovës kanë dalur në protestë edhe sot për të kundërshtuar taksën ndaj produkteve serbe dhe boshnjake që u vendos nga Qeveria e Kosovës.

Protesta është mbajtur në orën 12:00 në Mitrovicën Veriore, dhe aty ishin parë edhe lojtarët e klubit basketbollistik “Partizani”.

Ndërkohë, për në këtë protestë ishte nisur edhe zëvendësi i shefit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric, mirëpo nuk është lënë të futej në pikën kufitare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Serbët po kërkojnë që taksa ndaj produkteve serbe të hiqet, duke u “viktimizuar” se po mungojnë ilaçet, ani pse ato mund t’i blejnë vetëm 100 metra më larg në jug të qytetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sidoqoftë, sot presidenti serb Aleksandar Vucic ka reaguar duke thënë se “Kosova nuk e ka në plan ta heqë taksën”, dhe për këtë ka kërkuar ndihmën e ambasadorit amerikan në Beograd, Scott.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?