FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Serwer: Serbia, njohje Kosovës para anëtarësimit në BE

Eksperti ndërkombëtar i politikës, Daniel Serwer, ka deklaruar për shtypin në Beograd se Serbia nuk ka shans anëtarësimi në Bashkimin Evropian pa e njohur Kosovën.

“Serbia duhet të kuptojë se as tani, as në të ardhmen nuk ekziston shansi për anëtarësim në BE pa pranimin e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës, të cilat de fakto janë të pranuara në Marrëveshjen e Brukselit, të cilën e kanë nënshkruara Beogradi dhe Prishtina”, citohet ai sot në gazetën “Blic”, e cila e prezanton ekspert botëror me ndikim i politikës.

“Shtete të BE-së e kanë njohur Kosovën dhe nuk do t’i lejojë Serbisë të bëhet anëtare pa zgjidhjen e kësaj çështje”, shprehet Serwer.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në fund të procesit, Beogradi do të jetë nën presion të madh që të heq të gjitha pengesat për anëtarësim, përfshirë edhe njohjen e Kosovës”, përfundon eksperti për Ballkanin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deklaratën në gazetën e Beogradit e transmeton sot edhe media në Prishtinë duke theksuar që në titull se, “Serwer ia kujton Serbisë: Harrojeni BE-në pa e njohur Kosovën”. /ATA/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?