FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Temperatura të larta në Kosovë

Prizreni dhe Gjakova me 32 gradë celcius do jenë qytetet më të nxehta sot në Kosovë, pas tyre kryeqyteti Prishtina, Gjilani e Podujeva me 31 gradë dhe Peja, Ferizaj e Mitrovica me 30 gradë celcius.

Pas ditëve të para të javës me vranësira e reshje shiu nga pasditja e së enjtes e tutje do të mbajë mot me diell, ka parashikuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Në vendkalimin kryesor kufitar në autostradën e kombit, në Vërmicë-Morin, në dalje nga Kosova në Shqipëri në këto momente kalohet për 10-15 minuta në kolonë deri 30 metra, bën të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia kosovare ka bërë të ditur për ATSH se, në venkalimet kufitare Shqipëri-Kosovë qershori 2016 me më shumë se gjysëm milioni – gjithësej 507886 hyrje-dalje të personave kishte rritje fluksi për 1.52 për qind karahauar me qershorin 2015, kur kishte 500288 hyrje-dalje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?