FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Vuçiç e Thaçi takohen fshehur, ranë dakord për rritjen e taksës”

“Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi kanë zhvilluar takime të fshehtë dhe kanë rënë dakrod për të rritur taksën për mallrat serbë”. Deklaratat janë bërë nga ish-ministri i Jashtëm i Serbisë dhe kreu i opozitës Vuk Jeremiç, shkruan B92.

Jeremiç u tha gazetarëve në qytetin Kragujevac se “gjithçka që doli nga rritja e taksës mbi mallrat serbë dhe të gjitha tensionet janë planifikuar”.

Jeremiç paralajmëroi se gjera të tilla herë pas herë dalin jashtë kontrollit dhe pastaj ndodhin gjera të paparashikuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne kemi parë gjëra të tilla në vitet 1990”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai shtoi më tej se ” ata që luajnë me zjarrin dhe takohen fshehurazi në Romë dhe në disa vende të tjera, synojnë të trembin njerëzit dhe të mendojnë se po shkojnë drejt një lufte.”

“Nuk do të ketë luftë, por nëse politikanët e papërgjegjshëm në pushtet në Beograd hë Prishtinë vazhdojnë të luajnë me zjarrin, atëherë çdo gjë mund të ndodhë”, tha Jeremiç, shkruan B92.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?