FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vulin: Ushtria serbe është gati për ndërhyrje

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin ka thënë se Forcat e Armatosura të Serbisë, po shohin me kujdes dhe vëmendje të gjitha ndodhitë për rreth dhe janë gati për të ndërhyrë në çfarëdo kërcënimi të sigurisë së vendit dhe qytetarëve të Serbisë.

Ai ka thënë se pas vrasjes së Oliver Ivanoviç, situata nuk mund të thuhet se është e qetë, shkruan Tanjug, përcjell Klan Kosova.

Vulin ka thënë se ata nuk i luten askujt për të marrë pjesë ne hetimet e vrasjes së Ivanoviç, por që kërkojnë që të gjitha të dhënat të sigurohen edhe për autoritetet e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto deklarata Vulin i ka thënë nga vizita që i ka bërë batalionit të 21-të të këmbësorisë në Rashkë

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?