FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zeka: Deklaratat e Ramës, të njëjta me ato të Vuçiç e Daçiç kur vijnë në Kosovë

Deputeti i Nismës Socialdemokrate Milaim Zeka, ka komentuar takimin e përbashkët të të dy qeverive shqiptare. Zeka në fjalën e tij ka theksuar se deklaratat e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, nuk kanë provokuar situatën, por sipas tij Rama ka imituar Aleksandër Vuçiçin dhe Ivica Daçiçin.

“Vuçiçi dhe Daçiçi vijnë në Kosovë dhe lëshojnë deklarata të pamatura dhe pastaj ne me ‘budallakitë’ e tyre merremi gjashtë muaj. Të njëjtin veprim të gabueshëm e ka bërë dje Edi Rama. Asnjë veprim deri më sot qeveria shqiptare, nuk e ka marrë për ta lehtësuar Kosovën në bllokadat e përditshme që ia bën Beogradi. Nuk zgjidhen problemet me deklarata poetike”,- tha Zeka.

Ndër të tjera Zeka ka thënë se të hënën e kaluar jan shitur shitur ‘pallavra’ patriotike, siç ndodh me Vuçiç dhe Daçiç, kur vijnë në Kosovë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?