Home Kultura Krijohet Inst...

Krijohet Instituti i parë Kombëtar i Fizikës në Shqipëri

32
0

Për të parën herë, në Shqipëri është krijuar Instituti Kombëtar i Fizikës.

I përbërë nga fizikantë të njohur, Instituti do të funksionojë si një organizëm pranë Akademisë së Shkencave.

Ish-Presidenti Rexhep Mejdani u zgjodh drejtues i bordit në mbledhjen e parë të zhvilluar të enjten. Ai tha se qëllimi i këtij instituti është jo vetëm të nxisë kërkimin shkencor në fushën e fizikës por edhe të mbështesë të rinjtë.

“Unë mendoj që kjo iniciativë duhet çuar më tej edhe në fusha të tjera, një nga këto mund të jetë dhe kimia përveç matematikës. Mund të arrijmë disa gjëra që i shërbejnë formimit fizik si shkencë të brezit të ri.”

“Qëllimi i të gjitha këtyre njësive, qoftë si njësi apo institute është që komuniteti përkatës në rastin konkret i fizikantëve të mund të krijojnë një pikë bashkëpunimi.”

Mimoza Hafizi, Halil Sykja, Florian Vila, Ardian Gojani dhe Orion Çiftja janë anëtarët e parë të këtij Instituti, ndërsa më vonë do t`i bashkohen edhe fizikantë të tjerë.

“Është kthyer në një mision mbijetese rritja e numrit të studentëve në fizikë, numër që ka rënë në mënyrë drastike vitet e fundit. Instituti mund të shërbejë si një kupolë mbështetëse për gjithsecilin në aktivitete intelektuale që ka dëshirë të vazhdojë.”

“Mendoj që theksi duhet t’i vihet në radhë të parë fizikës aplikative.”

Anëtarët ftuan kolegët që punojnë jashtë Shqipërisë që të bëhen pjesë kësaj nisme të re dhe të japin kontributin e tyre për konsolidimin e saj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit