Home Aktualitet Kroçiera luks...

Kroçiera luksoze zbarkon në Durrës, mbërrijnë për herë të parë 150 turistë nga SHBA e Kanada

77
0

Në portin e Durrësit ka mbërritur një tjetër kroçierë luksoze, e cila fut portin më të madh të vendit tonë në itenerarin përreth detit Mesdhe. “World Traveller” kishte në bord afro 150 turistë amerikanë dhe kanadezë, që vijnë për herë të parë në Shqipëri. Për kapitenin e portit të Durrësit, kjo kroçierë është në nivelin më të lartë të luksit.

“Kjo është niveli më i lartë i luksit të një kroçiere që ka vizituar portin e Durrësit. Është një sezon i mbarë. Porti po vizitohet vazhdimisht nga jahte dhe kroçiere luksi”,-tha Taulant Allka, kapiten i portit Durrës.

Gjatë qëndrimit disa-orësh, turistët vizituan Durrësin, Krujën dhe Tiranën. “World Traveller” ka planifikuar të vijë edhe 2 herë të tjera në muajin korrik, në portin e Sarandës dhe Vlorës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit