Home KRYESORE Kryediplomati...

Kryediplomati i Bashkimit Evropian: Tani Putini do të jetë më i rrezikshëm!

3
0

Ngjarjet në Rusi nuk do të kalojnë pa pasoja jo vetëm brenda vendit, por pikësëpari për botën. Putini do të godasë për të treguar forcën e tij, ndonëse thuhet se është dobësuar.

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se sa ‘më i dobët’ të jetë presidenti rus, Vlladimir Putin, aq më shumë do të përbënte një “rrezik më të madh”. Borrell i bëri këto komente pasi rebelimit të grupit mercenar rus Wagner që shkaktoi krizën më të madhe politike në dekada në Rusi, vendin e armatosur bërthamor.

“Një Putin më i dobët është një rrezik më i madh. Kështu që ne duhet të jemi shumë të vetëdijshëm për pasojat”, tha Josep Borrell.

“Deri tani ne e shikonim Rusinë si një kërcënim, sepse ishte shumë fuqi dhe fuqia është përdorur në Ukrainë. Tani ne duhet ta shikojmë Rusinë si një rrezik për shkak të paqëndrueshmërisë së brendshme”, u tha Borrell gazetarëve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit