Home Aktualitet Kryeministri:...

Kryeministri: 2023, viti më i mirë për Shqipërinë! Të adhurat nga turizmi, 3.2 miliardë euro

185
0

Kryeministri Edi Rama, në konferencën e fundvitit, ka deklaruar se 2023-i ka qenë viti më i mirë për vendin tonë në çdo aspket: turizmit, ekonomisë, apo pozicionit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Më tej, Rama tha se vetëm në 9-mujorin e parë të këtij viti, të ardhurat nga turizmi ishin 3.2 miliardë euro.

“Ndihem më mirë se asnjë vit i mëparshëm, si rezultat i ecurisë së vitit që po mbyllim që ka qenë viti më i mirë për Shqipërinë në çdo aspekt. Viti më i mirë në aspektin ekonomik, në raport me vitet e shkuara, jo në raport me sa shumë ende duhet bërë në çdo drejtim në radhë të parë për rritjen e ekonomisë kombëtare dhe të ekonomisë së familjeve shqiptare. Viti më i mirë në aspektin e sigurisë, në aspektin e shërbimeve publike, investimeve publike dhe të investimeve të huaja. Viti më i mirë në asketin e pozicionit ndërkombëtare të Shqipërisë. Ky vit do mbyllet me një rritje ekonomike që e tejkalon ndjeshëm çdo parashikim të bërë qoftë nga qeveria shqiptare dhe institucionet financiare ndërkombëtare. Në 9-mujorin e parë vetëm nga turizmi Shqipëria ka përfituar 3.2 miliardë euro të hyra, një shifër shumë e lartë dhe pa asnjë krahasim me vitet e mëparshme. Ka pasur rënie të papunësisë reale, dhe sot jemi me një papunësi që është me e ulëta e të gjitha viteve, 10.5%. Synimi është që vitin e ardhshëm të zbresim hap pas hapi nën 10%. Investimet e huaja kanë qenë mbi 1 mld euro, ose afro 60 mln euro mbi vitin e shkuar”, tha Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit