Home Aktualitet Rama: Nesër n...

Rama: Nesër në stadium kundër Italisë 50 mijë shqiptarë dhe 31 mijë italianë!

648
0

Për shqiptarët kudo që ndodhen, nesër është një ditë e rëndësishme. Sytë janë nga Gjermania, atje ku do të luaj kombëtarja shqiptare e futbollit përballë Italisë.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për këtë event historik për shqiptarët, ndërsa thekson se Shqipëria e ka fituar Europianin e saj dhe s’ka më asgjë për të humbur.

REAGIMI I RAMËS

Natyrisht🤩
50 mijë shqipe dhe 31 mijë azzuri në shkallët e arenës së Dortmundit nesër, ku i famshmi Mur i Verdhë i Borussias do të zëvendësohet për një natë nga Dallga Kuqezi e Shqipërisë🇦🇱❤️🦅
Shqipëria e ka fituar Europianin e saj dhe s’ka më asgjë për të humbur, prandaj cilidoqoftë rezultati i ndeshjes mbrëmja e nesërme do të mbetet jo vetëm në historinë e futbollit shqiptar, po edhe në kujtesën e 10 milionë shqiptarëve⚽️🇦🇱😍🇪🇺

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit