FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Surpriza/116-vjeçarja mposht Covid-19, kishte marrë vetëm një dozë të vaksinës

Një lajm i rrallë vjen nga Turqia, aty ku Ayse Karatay plot 116-vjeç, ka mposhtur Covid-19. E moshuara u shtrua në spital muajin e kaluar, ku rezultoi pozitive.

Gjendja e saj u përkeqësua dhe mjekët e shtruan në terapi intensive. Pas 3 javësh aty, gjendja e saj shëndetësore u përmirësua dhe doli nga spitali. Djali i saj u shpreh se 116-vjeçarja kishte marrë vetëm një dozë të vaksinës kineze Sinovac.

Ayse Karatay bëhet në këtë mënyrë personi i dytë më i moshuar që i mbijeton Covid-19. Në vend të parë është një murgeshë franceze, e cila u infektua me Covid-19 në moshën 116-vjeç dhe e kaloi me simptoma shumë të lehta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?