Ambasadorë! Edhe mund të thoni një fjalë për Beratin ku doli një pjesë e masakrës elektorale

Ajo që ndodhi sot në KAS ku LSI dhe PD nxorën para drejtuesve të këtij Institucioni të rëndësishëm zgjedhor fakte se shumë e shumë persona kanë votuar nga dy, tre apo herë me 25 prill dhe ku duket hapur se ka prishur rezultatin e zgjedhjeve në favor të PS, duhej të kishte sjellë reagimin e SPAK me arrestime dhe së dyti të ambasadorëve të huaj të rëndësishëm në Tiranë.

Dhe imagjinoni se nuk janë hapur të gjitha kutitë, por një pjesë e tyre dhe ku doli hapur dhe live se si është ndryshuar vullneti popullor. Dhe u hapën vetëm në një qark, në Berat, atje ku LSI humbi mandatin e deputetit vetëm për 77 vota, ndërsa dolën qindra vota të manipuluara. Nëse KAS do ti hapte të gjitha e jo disa kuti, do kishim një vjedhje të madhe dhe ndryshim rezultati në mënyrë flagrante.

Po në qarkun e Gjirokastrës, po në atë të Durrësit ku masakra mbetet epokale? Po në Elbasan? Po në Tiranë? Po Korça?

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse KAS vazhdon me hapjen e kutive të tjera do kemi rezultat surprizë, sepse manipulimet janë kryer në bashkëpunim Qeveri-PS-Banda.

Swiss Digital Mobile Reklama

Berati sot verifikoi akuzat e opozitës.

Po si ka mundësi që asnjë ambasador i huaj europian apo më larg se BE, nuk folën një fjalë? A duhej ata të inkurajonin SPAK të hetonte dhe të arrestonte personat që kanë votuar dy, tre apo herë në emër të PS?

A do t’i bënte me të besueshëm këta ambasadorë nëse flisnin dhe bile të kërkonin nga KAS, politika dhe drejtsia që hapeshin kutitë kudo ku ka probleme?

A ishte Edi Rama në vitin 2009 që bëri grevë urie që të hapeshin kutitë? Dhe ku Saliu nuk i hapi duke kryer një vepër antiligjore.

Pse duhet të vazhdohet në udhën e pafund të vjedhjes, manipulimit dhe blerjes së votës.

Ambasadorë! Edhe mund të flisni!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?