FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha “shpullë” Berishës: Këto janë punë të brendshme, diskutohen jo në publik!

Akuzat publike që lëshoi dje ish-kryeministri dhe ish-lideri i PD-së Sali Berisha ndaj kryetarit aktual të PD-së ishin të forta dhe dërmuese. Dikush thotë se ishte edhe lojë për të qetësuar PD dhe kundërshtarët antiBasha në selinë blu.  Por i pyetur sot nga mediat kreu i PD, Basha tha se: “Këto janë çështje të brendshme të tonat, që ne do ti diskutojmë në strukturat tona, do ti diskutojmë me transparencë, por detyra jonë e tanishme është të mobilizohemi për shqiptarët’”.

Pra në vend që të thoshte se do ti shikoj e lexoj me kujdes e respekt sugjerimet e kritikat e Sali Berishës, kreu i PD-së tha se “këto janë probleme të brendshme…”, pra që nuk duhej ti nxirrte në publik hallet e shtëpisë demokrate. Ky ishte nënkuptimi. Me sa duket punët nuk janë ashtu siç pëshpëritej në PD dhe rreth tyre. Flitej se listën e deputetëve e bëri Berisha dhe e vulosi Basha. Thuhej, nga njërëzit e Bashës se  marrëveshja u bë me diktimin e Berishës se e kanë kërcënuar për djalin e CEZ, thuhej se ishte Berisha që ka folur atë natë të 17 majit me Edi Ramën me telefonin e Lulzim Bashës. Thuhej se Rama e Berisha shkëmbenin sms me njeri tjetrin. Por pas kësaj që akuzoi mbrëmë Berisha, publikisht, dhe përgjigjes së Bashës  sot se “këto janë punë të brendshme (pra të shtëpisë) lihet të kuptohet se nuk është Berisha autor i gjithë asaj liste që lëshohej nga deputetët e rinjë të listës Basha. Berisha ndjehet i lënduar nga kjo PD e re me profil rilindas.

Diçka po ndodh në PD!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?