FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ben Blushi: Mjeshtërit e Bashkëjetesës

Nga Ben Blushi-
THE MASTERS OF COEXISTENCE
Këtë foto e kam shkrepur në Kavajë.
Në rradhë nga e majta në të djathtë janë, një oxhak, një karrige, një burrë dhe një antenë.
Kur e fotografova, mu dukën si tre simbole fetare që kanë rrethuar një burrë.
Ato qëndrojnë në distancë dhe në paqe me njeriun dhe me njëra tjetrën, ashtu siç qëndrojnë, prej shekujsh besimet fetare në Shqipëri.
Çka është një fat i madh për ne. Është një nga gjërat e mira që kemi trashëguar nga historia.
Deri sot, shqiptarët mund të quhen The Masters of Coexistence, Mjeshtërit e Bashkëjetesës.
Ata i kanë mbajtur fetë në distancë dhe i kanë përdorur për t’u marrë vesh, për t’u pajtuar dhe për t’u martuar.
Duhet të vazhdojmë t’i mbajmë besimet tona në këtë distancë shembullore.
Me njëra tjetrën dhe me njeriun.
Njeriu duhet të jetë i lirë të zgjedh njërën.
Ose asnjerën.
Si në këtë foto.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?