FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha sonte deklaroi: Të gjithë para kryeministrisë me 6 dhjetor, me të madh e të vogël!

Kryetari i PD Sali Berisha në takimin me banorë të degës 1 dhe 3 në Tiranë theksoi se me datë 6 dhjetor do të dalim me çdo kusht para kryeministrisë dhe në Bulevard për ti treguar Europës se ne ju duam si BE, por këtu drejton një kryeministër mafioz.

Me tej Berisha iu drejtua krejt qytetarëve shqiptarë, por sidomos banorëve të Tiranës, që të dalin të gjithë, me të madh dhe të vogël, që ti tregojmë Europës se kush është Edi Rama dhe qeveria e tij.

PD dhe PL si dhe disa parti opozitare kanë bërë thirrje për të manifestuar përballë kryeministrisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë qeveria dhe policia kanë paralajmëruar se nuk do të lejohet të afrohet asnjeri në Bulevardin kryesor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fund të takimit sonte me strukturat e PD, Berisha lëshoi thirrjen: Të gjithë me datë 6 dhjetor para kryeministrisë! Bulevardi është i qytetarëve dhe ne do ti tregojmë kryeministrave të BE se këtu sundon një mafie.

Nga ana e tij kryeministri Rama ka thënë se kjo protestë i shërben presidentit rus, Putin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?