Berisha: Tender me 10 milionë euro për një kryebashkiak në verilindje…

SPAK-ut i ka shkuar një padi për 10 milionë euro tenderim.
Berisha shkruan se gazetari investigativ i Boldnews.al
ka zbuluar se një tender me vlerë rreth 10 milionë euro, për vendosjen e kamerave në depot e Ujësjellësit të Tiranës, që është fituar nga një grup operatorësh, me në krye Euro-Gjicin të cilët kanë vepruar në kushtet e “Marrëveshjes së ndaluar”, në shkelje flagrante të ligjit për Konkurencën. Me fjalë të tjera Berisha akuzon Safet Gjicin që është kryebashkiak i Kukësit. Por burime nga bashkia Kukës thanë se Gjici nuk merret me firmat e tij private sepse është përkushtuar për punët e bashkisë së Kukësit.
Ndërkohë Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaron se ka “vërtetuar katërcipërisht se operatorët ekonomik, kanë përdorur skemën e marrëveshjeve të ndaluara, duke rënë dakord më përpara, që të mos paraqiten secili më vehte në procesin e prokurimit, por të gjithë së bashku, si bashkim operatorësh”.
KLSH konstaton gjithashtu se institucioni kontraktor i tenderit 10 milionë euro, pra Ujësjellësi në varësi të Bashkisë së Tiranës, kishte detyrimin që ta referonte rastin pranë Autoritetit të Konkurencës, para se të shpallte rezultatin.
SPAK e ka marrë këtë padi dhe po heton, pa zhurmë, për 10 milionë euro.
Burime brenda SPAK thonë se këtë hetim do ta marrë vetë Altin Dumani i cili njihet si prokuror i rreptë dhe i pa shantazhueshëm.
Po që se kjo dosje kalon në firmën e Altin Dumanit, nuk ka asnjë shans të përfundojë pa arrestime ky tenderim prej 10 milionë euro, të cilat sipas KLSH mbetet një bashkim-pazar i paligjshëm i këtyr operatorëve që të ndajnë llokmat e pazarit, sipas Berishës.
SPAK-u ka vendosur regjistrim me vendim gjykate për zyrtarët e tenderimit dhe biznesmenët kryesorë, fitues të tenderit.
Të pyetur nga media bashkia Tiranë, thanë se plakut të çmendur, Berisha, i duken kudo euro siç ka vjedhur ai në pushtet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?