FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Zgjedhjet në universitete, Shullazi kërcënoi Mynyr Konin

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi sot në një bashkëbisedim me gazetarët kryeministrin Edi Rama se i ka deleguar Emiljano Shullazit zgjedhjet për dekan dhe rektorin e Universitetin e Tiranës.

“Kryebanditi Emiljano Shullazi i kërkon Profesor. Mynir Konit të tërhiqet nga gara ose do ti rrëmbehet djali dhe i thotë se po fole ke kokën. Dje Profesori i nderuar Mynir Koni ka paraqitur në mënyrë të papritur dorëheqjen. Banda e Emiljano Shullazit me tre makina të blinduara, sot në Shqipëri qarkullojnë me makina të blinduara vetëm Edvin Shullazi dhe Emil Shullazi.Kanë ndaluar në mes të sheshit “Nënë Tereza” me tre makina Rektorin aktual të Universitetit i cili e dorëzon detyrën, Profesorin e nderuar Dhori Kule dhe i kanë kërkuar në mënyrë kërcënuese ultimative që ti heqë çdo mbështetje Mynir Konit, nuk e di nëse i kanë kërkuar apo jo më shumë se kaq”,- tha ish-kryeministri.

Berisha i bëri thirrje popullit të ngrihen kundër, ndërsa Prokurorit të Përgjithshëm dhe Presidentit Nishani të përdorë kompetencat e tij për të informuar në lidhje me këto veprime.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse vjen puna që Edi Rama ti zgjidhë në këtë mënyrë emërimet në universiteti u bëj thirrje të ngrihemi kundër këtij banditi që nuk ka normë, moral, shtet, ka një bandë që terrorizon institucionet e këtij qyteti. Prokurori i Përgjithshëm ose të aktivizojë prokurorinë e Tiranës ose ta marrë Shullazi. I bëj thirrje presidentit të përdorë kompentencat që ka për tu informuar ndaj këtij akti të shëmtuar dhe që tejkalon çdo lloj imagjinate”,- tha Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë kandidati Mynyr Koni ka deklaruar se so të vijojë garën. Në një reagim në Facebook ai nuk flet për kërcënimet që pretendon Berisha.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1125472800808657&id=1117897994899471

http://www.kohajone.com/2016/04/16/denoncimi-i-berishesmajlinda-keta-asnje-kandidat-nuk-eshte-terhequr/

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=cjXFu03Mymw&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?