Dashamir Shehi- një kandidaturë e fortë për Bashkinë e Tiranës

Analisti Kreshnik Spahiu e shikon Dashamir Shehin, një kandidaturë të fortë për Bashkinë e Tiranës, nëse do të zyrtarizohet në koalicion me PD e Enkelejd Alibeajt, Bindjen Demokratike dhe LZHK.

Në një intervistë për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se Shehu mund të rivalizojë kryebashkiakun aktual, Erion Veliaj.

“Nëse skenari elektoral do të shkojë me këto kandidatura, që logo e PD të pranojë Dashamir Shehin në këtë koalicion të ri, të zotit Patozi, PD së Alibeajt dhe LZHK, unë parashikoj që Dashamir Shehi do të rivalizojë shumë pranë Veliajn. Tirana dhe e djathta në Tiranë do e mbështesë shumë fort Dashamir Shehin dhe unë jam shumë i sigurt që do të ketë më shumë mbështetje Dashamir Shehu se Belind Këlliçi”, theksoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?