FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Edi Rama mezi pret sot të “kacafytet” me ndjekësit në ora 11.00!

“MIRËMËNGJES
dhe me ftesën që të shihemi këtu LIVE në orën 11:00 për përgjigjet e pyetjeve tuaja më me “spec”, mbi situatën e problemet e vendit tonë në vigjiljen e takimit më të rëndësishëm në historinë e marrëdhënieve tona ndërkombëtare, Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, ju uroj një të diel të mbarë’-shkruan Edi Rama në pikë të mëngjesit të kësaj të diele.
Me sa duket mezi pret Rama të “kacafytet” online me ndjekësit e tij.
Dhe nuk do të jetë e dielë e qetë sot për kryeministrin sepse do jenë pyetje të tharta aq me tepër se Berisha nuk tërhiqet nga protesta ditën e martë me datë 6 dhjetor, kur do të jenë gjithë kryeministrat e BE dhe të Ballkanit Perëndimor.
Flamur Noka tha dje se do të hidhemi si dikur Selam Musai mbi kordonin policor nëse na bllokojnë!
A do të jetë të martën Berisha, si Selam Musai?!- thonë me humor në facebook ndjekësit e Flamurit!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?