FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Enton Abilekaj: SPAK të arrestojë zyrtarët që shpërdorojnë buxhetin e shtetit

Gazetari Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, deklaroi se SPAK duhet të nisë punën me abuzimet me fondet nga qeveria.

Abilekaj theksoi se ka raste që dihen haptazi, të njerëzve që mbajnë funksione të larta e nuk justifikojnë paranë.

“Prokurorët ndjekin paratë. Prandaj vjen një strukturë e posaçme. Është turp që të thuash që nuk e dinë se nga e kanë paranë disa funksionarë. Janë raste aq të hapura, sepse përshembull blen makinë super të shtrenjtë apo ndërton fabrikë, kur nuk justifikon paratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kemi para të pajustifikuara edhe te korrupsioni i nivelit të lartë, por edhe tek krimi i organizuar. Nëse ndiqet parraja, do të kemi shumë para që çlirohen. Të ndëshkohen, të krijohet ideja që këtu nuk mund të mbash paranë e pajustifikueshme”, u shpreh Abilekaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?