Enver Robelli: Emërimi i Adi Krastës si zëvendësdrejtor i RTK-së është një lajm i mirë

Nga Enver Robelli-

Besoj se emërimi i Adi Krastës në funksionin e zëvendësdrejtorit të RTK-së është një lajm i mirë për shumë arsye.

RTK hap dyert për një publicist, moderator e menaxher medial që është sinonim i njëjtësimit me ekranin televiziv; cilësitë e tij profesionale janë të padiskutueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Emërimi është po ashtu një sinjal i mirë që vjen nga Kosova mbi zgjerimin medial të albanosferës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për RTK-në, e cila prej vitesh ka qenë e mbyllur dhe shpesh e përdorur nga pushtetet qoftë si punëdhënës, qoftë si instrument për interesa politike partiake, emërimi i Krastës, si aktor i jashtëm, ndoshta mund të ndihmojë në zgjerimin e fokusit dhe rrëzimin e pengesave provinciale.

Le ta marrim si shembull raportin Gjermani-Zvicër dhe shkëmbimet mediale mes dy vendeve: Gjermania i ka 83 milionë banorë, Zvicra 8,7.

Megjithatë, Gjermania e madhe shpesh ka peshkuar gazetarë në Zvicër:

Kryeredaktorja e gazetës së madhe gjermane “Süddeutsche Zeitung” është zvicerane (zëvendëskryeredaktorja është austriake).

Kryeredaktor i së përjavshmes së famshme gjermane “Die Zeit” ka qenë një publicist gjerman. I njëjti pastaj ka drejtuar televizionin publik të Zvicrës.

Kryeredaktor i së përditshmes gjermane “Die Welt” ka qenë një zviceran.

Drejtor i televizionit gjermane 3Sat ka qenë një publicist dhe menaxher medial nga Zürich.

Një publiciste zvicerane ka qenë drejtore e programit të televizionit publik gjerman MDR. E njëjta tani është drejtore e televizionit publik të Zvicrës SRF.

Rrjedhimisht, emërimi i Adi Krastës duket si një zhvillim normal brenda albanosferës, kur dihet se dallimet mes Kosovës e Shqipërisë janë shumë më të vogla se ato mes Zvicrës, Gjermanisë dhe Austrisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?