Urimi shqiptar: “Faleminderit që të kemi, Rita Ora!”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar në Londër me këngëtaren me famë botërore Rita Ora, ku është shprehur se ajo ka bërë më shumë nga të gjithë të tjerët për origjinën e saj, Kosovën.

“Faleminderit që të kemi”, shkruan në një postim në “Facebook”, të cilit i ka bashkëngjitur edhe një foto të tijën me Ritën.

“Përmbyllje e mirë e një dite pune konstruktive në Londër. Takim miqësor me kosovaren më të famshme, Rita Ora, që ngjyrave të flamurit tonë i ka dhënë shkëlqimin më të mirë. Rita përmes muzikës ka bërë më shumë se gjithë ne, e ka ndërkombëtarizuar Kosovën. Ambasadores së nderit, të shpallur sot e tri vite më parë, i dhurova Hyjneshën në Fron të gravuar në filigran për ta nderuar dhe për t’i përçuar mesazhin e gjithë shqiptarëve: Faleleminderit që të kemi. Faleminderit që, përkundër që preke majat e suksesit në botë, nuk i harrove rrënjët tua! Our golden Rita Ora. Thank You!”, shkruan nw “Facebook” Haradinaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rita Ora është shqiptare e madhe dhe një ambasadore e kulturës shqiptare kudo në botë. Emri i saj bën punë me shumë se dhjetra ambasadorë nëpër kontinente.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?