Fati i Erion Veliajt dhe prokurorit të SPAK, Olsi Dado në dorën e gjyqtarit me personalitet Hazbi Balliu

Në një kohë kur drejtësia shqiptare është nën vëzhgim të vazhdueshëm publik dhe ndërkombëtar, gjyqi mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe prokurorit të SPAK, Ols Dado, ka marrë një rëndësi që tejkalon vetë palët në proces. Ky nuk është më thjesht një konflikt juridik. Është një provë reale për shtetin e së drejtës.

Fakti që Veliaj kërkon në Gjykatën Administrative shpalljen të pavlefshëm të dekretit të Presidentit për emërimin e prokurorit Dado, e zhvendos këtë çështje nga një përplasje personale në një debat institucional. Në thelb, ajo që po gjykohet është kufiri i kompetencave, legjitimiteti i institucioneve dhe mënyra se si ndërtohet dhe funksionon sistemi i drejtësisë në Shqipëri.

Në këtë sfond, roli i gjyqtarit Hazbi Balliu merr një dimension të jashtëzakonshëm. Nuk kemi të bëjmë thjesht me një gjyqtar që drejton një seancë, por me një personalitet të konsoliduar të sistemit të drejtësisë, një figurë që përfaqëson standardin e integritetit dhe profesionalizmit në një kohë kur këto cilësi janë më të kërkuara se kurrë. Hazbi Balliu nuk është vetëm një emër në trupën gjykuese – ai është një garanci morale dhe institucionale për vetë procesin.

Swiss Digital Desktop Reklama

I njohur për vendimmarrje të drejta e të forta dhe për qëndrime të palëkundura ndaj presioneve, Hazbi Balliu përfaqëson tipin e gjyqtarit që e vendos ligjin mbi çdo interes tjetër. Edhe fakti që ka qenë objekt kritikash nga kryeministri Edi Rama për vendime të mëparshme, pa ndryshuar kursin e tij, e ka kthyer atë në një simbol të pavarësisë së gjyqësorit. Në një sistem ku shpesh perceptimi për ndikim politik ka qenë i fortë, figura të tilla janë thelbësore për të rikthyer besimin e publikut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Seanca e fundit solli edhe një element që rrallë shihet në sallat e gjyqit: prani të figurave të njohura publike. Aktori i madh Robert Ndrenika, i cili u shfaq në mbështetje të Veliajt, i dha procesit një ngarkesë emocionale që shkon përtej juridikes. Por pikërisht këtu del në pah pesha e gjyqtarit: përballë emocioneve, presionit dhe interesit publik, drejtësia duhet të mbetet e ftohtë dhe e paanshme – dhe kjo është përgjegjësia që bie mbi një personalitet gjyqtarin Balliu.

Ndërkohë, fakti që ai ka thirrur edhe figura të nivelit të lartë si dëshmitarë në procese të tjera, siç mësohet ai ka kërkuar që edhe kryeministri Rama të paraqitet në një gjyq mediatik, tregon një tjetër dimension të rëndësishëm të profilit të tij: guximin institucional. Në një realitet ku politika ka tentuar shpesh të ndikojë drejtësinë, një gjyqtar që kërkon llogaridhënie nga çdo nivel pushteti, shndërrohet në një pikë referimi për sistemin e drejtësisë.

Ky nuk është një gjyq i zakonshëm. Është një përballje mes një figure të fuqishme politike dhe një institucioni të ri si SPAK, i cili është ndërtuar pikërisht për të goditur korrupsionin në nivele të larta.

Ky gjyq nuk do të mbahet mend vetëm për vendimin që do të japë. Do të mbahet mend për mënyrën se si u zhvillua – dhe mbi të gjitha për rolin e gjyqtarit që e drejtoi atë. Nëse drejtësia arrin të ruajë pavarësinë dhe të vendosë mbi bazën e ligjit, atëherë ky proces do të shënojë një hap përpara për shtetin e së drejtës në Shqipëri.

Dhe në qendër të këtij momenti qëndron një emër: Hazbi Balliu. Ndaj si kryebashkiaku i Tiranës, ashtu edhe SPAK janë me “veshë” në krah se si do të jap vendimin e tij gjyqtari i njohur Hazbi Balliu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?