Futet në debatin politik në PS edhe ministri i Financave Shkelqim Cani

Sikur të mos mjaftonin ministrat e tjerë, që duket i ka nxjerrë kryeministri të flasin për kongresin, doli sot edhe ministri i Financave Shkelqim Cani, një burrë me eksperiencë në administrim , por kurrë partiak i thekur ose që të jetë marrë me organizime politike. Nga Mirdita ku ishte ministri i lekeve të popullit tha se kongresi ka mbaruar punë me kryetarin Rama, pasi kur fiton zgjedhjet nuk ka votime në parti.  Ndaj përpjekjet e Ben Blushit, Mimoza Hafizit e disa të tjerëve në PS duken të kota për zbatimin e statutit të PS për të zgjedhur me votë kryetarin  e PS-së.

Por të bën përshtypje sepse deri tani kanë folur vetëm ministrat e PS-së dhe dy ose tre deputetë pa shumë autoritet në selinë rozë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?