Gruaja e Shukriut: Ngrije kokën lart burrë, me ke krah gjithë jetën !

Gruaja e ish-kryetarit te Bashkise se Dibres nuk don t’ia dije per kurthin ndaj burrit. Perkundrazi thote se “Burre , ngrije koken lart!”

Pasi plasi skandali i videopërgjimit, u tha se vajza 20 vjeçare kishte shkuar në zyrën e kryebashkiakut pasi atë e kishte rekomanduar një i afërm që kish marrë pjesë në fushatën zgjedhore të Shukriut. Më pas u botua lajmi se vajza e kish marrë vetë këtë nismë për të futur në kurth njeriun që i kishte pushuar të ëmën nga puna. Por vetë kjo e fundit, mamaja e vajzës ka një variant tjetër. Sipas rrëfimit të së ëmës së Anisës, ka qenë gruaja e tij, Tefta Xhelili ajo që e ka prezantuar Anisëm me Shukriun.

‘’Për të herë është njohur me gruan e kryetarit, i kam kërkuar unë punë dhe më tha ‘’do ta bisedoj me kryetarin’’. Ajo tha do t’I them burrit. Vajza i shkoi të zyra dhe kryetari I kishte premtuar që po, i kishte thënë ‘’që qenke goc e bukur, goc e zgjuar, do të të fus në punë’’, ka rrëfyer e ëma e Anisës, duke e vënë Tefta Xhelilin në qendër të kësaj historie. Por edhe pasi skandali plasi, Tefta nuk e “shiti” të shoqin:‘’Asnjëherë nuk e kam menduar të divorcohem nga bashkëshorti. Ai është një njeri i mrekullueshëm, punëtor dhe korrekt. Natën e publikimit të videos Shukes iu drejtova me fjalët: Ngrije kokën lart. Do të më kesh në krahë deri në vdekje”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?