Ish-kryeministri Berisha arrin te Maja e Jezercës

Ish-kryeministri Berisha prej ditësh po bën një tur personal në malet e Tropojës dhe zonave përreth. Ai ishte para disa ditëve te burimet e Drinit të Bardhë (foto)

Ndërsa sot ka postuar foto nga Jezerca.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Miq, sot kam zgjedhur tju pershendes me pamje nga Jezerca, Mbreteresha e Bjeshkeve te Bekuara apo Himalajave te Europes! sb”- shkruan ish-lideri historik i PD-së nga Jezerca, ku duket se në Tiranë, drejtuesit e sotëm demokrat, po e lenë në baltë!

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë mu te maja e Jezercës është ngjitur presidenti aktual Ilir Meta me 30 gusht 2018.

Në foto: Ilir Meta në majën e malit të Jezercës, një aventurë e pashoqe presidenciale.

 

Fotot janë postuara sot nga Sali Berisha.

Por ish-kryeministri Berisha po i sillet rrotull majës së Jezercës, pa marrë guximin për të shkuar te maja.

Me sa duket të dy, ish-presidenti dhe presidenti, janë më të kthjellët ku i afrohen Jezercës, ku është maja. Por kur arrijnë në majë hutohen dhe rrezikojnë zbritjen e qetë.

Në jetë dhe politikë ka ngjitje lart, por edhe zbritje!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?