Kritikat e forta të OSBE: Vendimet e KQZ të orientuara politikisht dhe jo transparente

Misioni i vëzhguesve të OSBE/ODIHR që monitoroi votimin e 30 qershorit, në raportin e publikuar sot ka renditur një sërë shkeljesh flagrante nga ana e institucioneve dhe qeverisë. Kritikat kryesore lidheshin me faktin se vendosmëria e PS për të hyrë në zgjedhje vetëm u hoqi të drejtën qye tetarëve që të merrnin pjesë në një proces me standarde.

Por si asnjëherë më parë, OSBE/ODIHR kritikoi ashpër rolin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) i cili ka përgjegjësi ligjore për administrimin e procesit. Shefja e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Audrey Glover deklaroi hapur se KQZ ka marrë vendime politike dhe jo transparente. Në të gjitha raportet e mëparshme nuk ka pasur kritika të tilla kaq të ashpra për punën e KQZ-së.

Duke përshkruar punë e KQZ, Glover u drejtoi anëtarëve pyetjen: Për kë bëhen zgjedhjet, për politikanët apo për votuesit?

Swiss Digital Desktop Reklama

Por referimi ndaj KQZ-së si institucion i pavarur në këtë rast ka nevojë për një sqarim të detajuar. Vendimet e KQZ në këto votime janë marrë nga katër anëtarë e PS në këtë institucion, Denar Biba, Bledar Skënderi, Edlira Jorgaqi dhe Rezarta Bitri. Anëtarët e opozitës nuk kanë qenë në asnjë nga mbledhjet ku janë marrë një pjesë e vendimeve skandaloze, si ai shqyrtimit të dekretit të Presidentit. Ndaj, kritikat e OSBE janë ndaj tyre personalisht, si jurist që duhet të tregonin integritet profesional në këtë proces, por edhe si zyrtarë shtetërorë që kanë përgjegjësi për zbatimin e ligjit. Në fakt, nga ajo që thotë OSBE/ODIHR ata u sollën si përfaqësues politikë të PS dhe degraduan procesin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kritikat e sotme ndaj KQZ janë goditja më e ashpër që ka marrë ky institucion nga ndërkombëtarët. Këto kritika përfshijnë vetëm pjesën e vendimeve para datës 30, pa llogaritur se sot këta anëtarë të PS në KQZ po akuzohen nga opozita edhe për manipulim të pjesëmarrjes në votime. Një akt që mësa duket i vë vulën KQZ, si zyrë elektorale e PS dhe jo si institucion që u garanton shqiptarëve të drejtën për të votuar, pavarësisht bindjeve që kanë.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?