FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kritikoni Presidentin? Iu mbyllet gazeta dhe burgoseni si gazetarë!

Pas burgosjes së disa gazetarëve rreth një muaj më parë, pushteti autoritar i Rexhep Taip Erdogan ndërmerr një tjetër sulm ndaj gazetës më të madhe opozitare në vend, “Zaman”. Me kërkesë të Zyrës së Shefit të Prokurorit Publik të Stambollit, Gjykata Penale e Paqes ka marrë vendim për të shkarkuar ekipin e menaxhimit dhe të editimit të kompanive të “Feza Media Grup”, ku bën pjesë gazeta “Zaman”.

Sipas prokurorit, kjo gazetë akuzohet për lidhje me klerikun mysliman Fethullah Gylen, të cilin Erdogan e konsideron si armikun numër një të tij, pasi bën përpjekje për të rrëzuar qeverinë. “Zaman” pretendon prokurori, është pjesë  e asaj që quhet “Organizata Terroriste Fethullahiste”, e cila bashkë me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) kërcënojnë pushtetin e Erdogan.

Bastisja e selisë së gazetës nisi që dje në mbrëmje. Para saj u tubuan shumë qytetarë që kundërshtonin këtë vendim, por policia e shpërndau turmën me gaz lotsjellës. Sipas vendimit të gjykatës, grupi i menaxhimit dhe i editorëve u shkarkua, për t’u zëvendësuar me një bord prej tre anëtarësh të emëruar nga gjykata shtetërore. Me këtë lëvizje praktikisht “Zaman” është në duart e qeverisë së Erdogan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekipi drejtues i gazetës e ka cilësuar këtë vendim “të errët dhe të trishtë për lirinë e shtypit”. Nga raportimet e mediave turke, policia bastisi çdo zyrë të gazetarëve dhe konfiskoi celularët e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Organizma të ndryshme ndërkombëtare të mediave e kanë dënuar këtë vendim, duke e cilësuar si një goditje të qeverisë për lirinë e shtypit. Më poshtë video nga përleshja e mbrëmshme mes policisë dhe protestuesve përpara selisë së “Zaman”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?